Një tenxhere me para është gjetur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Bathores në Kamëz, në vijim të operacionit "Patriot".
Tenxherja ku ishin fshehur paratë është gjetur e groposur pranë banesës së Admir Çerpjas, i cili u arrestua nga policia një natë më parë në Dibër, si i akuzuar për grabitjen spektakolare të 3.2 milionë euro mesditën e 9 shkurtit në Qafë Kashar.
Policia ka publikuar edhe fotot e vendit ku ishte groposur ena e kuzhinës bashkë me paratë e grabituara.
Gjatë marrjes në pyetje Admir Çerpja ka pranuar autorësinë e krimit, ku ka treguar dhe skemën e funksionimit, se si ai ka bashkëpunuar me Neim Avdulaj dhe personat e tjerë që kanë bërë më pas goditjen.
Ai ka treguar dhe tre emra të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në dy grabitjet, duke pohuar dhe banesat e tyre.