Report TV - Shembet një pjesë rruge në fshatin Skuraj, askush nuk merr masa

Report TV 2017-06-03

Views 1

Shembet një pjesë rruge në aksin rrugor Milot ? Peshkopi, në pjesën ku lidhet fshati Skuraj me rrugën nacionale.

Rrëshqitja ka ndodhur para dy muajsh, por deri më tani nuk është marrë asnjë njeri për ta sistemuar atë. Ndërkohë banorët që udhëtojnë në këtë rrugë shprehen se u rrezikohet jeta çdo ditë, pasi rruga është ngushtuar dhe nuk ka asnjë sinjalistikë rreziku.

Sipas banorëve të kësaj zone, para pak kohësh një makinë përfundoi në lum por fatmirësisht pa viktima.

Mirëmbajtësit e rrugëve janë mjaftuar me hedhjen e disa gurëve, edhe pse ka kaluar më shumë se dy mauj edhe nuk ka ndonjë dritë jeshile për vendosjen e barrierave pritëse.

Share This Video


Download

  
Report form