Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri bashkë me administratorët e OSHEE-së, KESH-it dhe OST-së realizuan një bashkëbisedim me gazetarët referuar treguesve të sektorit elektroenergjitik për vitin 2016.
Ministri Gjiknuri deklaroi se raportet e fundit të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore apo agjenci të njohura si ?Standart & Poor?s? dhe ?Moody?s? e kanë konsideruar reformën në sektorin elektroenergjitik shumë të suksesshme.