Mblidhet Këshilli Kombëtar i Shoqërisë Civile

RTV KLAN 2017-06-02

Views 4

Në takimin e parë me Këshillin Kombëtar të Shoqërisë Civile, Ministri i mirëqenies Sociale, Blendi Klosi shigjetoi opozitën. Sipas tij, bojkoti i saj favorizon oponencën e shoqërisë.
?Reforma në drejtësi, reformat ekonomike, reformat e thella sociale, janë procese që presin oponencën e shoqërisë civile. Pa dashur ta politizoj, por në kushtet kur edhe opozita e sotme nuk ka alternative konkrete sesi gjërat mund të bëhen më mirë, por vijon të jetë në bojkot të herë pas hershëm, është shoqëria civile që forcon rolin e saj?.

Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile, përbëhet nga 27 anëtarë, nga të cilët 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve dhe 1 përfaqësues nga komuniteti i biznesit, anëtar i Këshillit Ekonomik Kombëtar. Këtij këshilli do t?i kërkohet mendimi ndryshe në çështje të rëndësishme të aktualitetit./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form