Tirana tashmë ka 9 kënde lojërash për fëmijë të shpërndara në disa zona. kryebashkiaku Erion Veliaj ka përuruar këndin e përfunduar së fundmi në njësinë numër 5.
?Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t?i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit,?tha Veliaj.
Kthimi i fasadave në vepra arti nëpërmjet pikturave murale është një tjetër plan i bashkisë për t?i dhënë jetë zonës përreth.
?Do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t?i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin.?
Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, këtë vit parashikohet të ndërtohen kënde lojërash edhe në zonat rurale. /Tv Klan