Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Spartak Koka, Flamur Vezaj, Dashamir Bicaku, Artan Hoxha, Ervin Hodaj
Kronike më e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-si-u-kapen-grabitesit-e-rinasit/
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj është shprehur në emisionin Opinion, se policia ka dyshime dhe indice se ka edhe disa persona të tjerë të përfshirë në këtë grabitje, veç atyre që janë arrestuar dhe shpallur në kerkim. Gjithashtu, drejtori i Policise se Tiranes tha se banda dyshohet se ka grabitur edhe ne shkurt te vitit 2015. ?Ky është njëhetim që ka filluar kohë më parë, ka filluar që në grabitjen e dhjetorit të vitit 2015, disa nga këta persona kanë qënë në hetim që nga ajo kohë. Ne kemi dyshime të forta që ky grup ka kryer edhe grabitjen e Union bank. Ka dyshime që kanë bashkëpunuar me sigurinë private?, është shprehur Hodaj. I pyetur më tej nga Blendi Fevziu se sa ishte shuma e gjetur, nga grabitja Hodaj i është shmangur detajeve të përgjigjes dhe është shprehur se ?Për ne nuk ka rëndësi shuma e gjetur, sikur edhe 1 dollar të gjenim do ishte ne mirë?.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj është shprehur në emisionin Opinion, se parat e kapura në operacionin e sotëm janë të bankave të grabitura. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse polica është e sigurt që këto janë paratë e bankave, Hodaj është përgjigjur se ?ka prova të pa kundërshtueshme që vërtetojnë se janë paratë e bankave, ka prova shkencore që paratë e sekuestruara sot nga polica, ju përkasin bankave?.
Gazetari i ABC News Flamur Vezaj, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se personi që ka dekonspiruar grupin e grabitësve është shtetasi Fation Xhyliu. Vezaj theksoi se ky ka qenë personi që është shoqëruar që ditën e shtunë në komisariatin e policisë, ai është ndaluar për disa orë, pastaj është lënë i lirë dhe është arrestuar përsëri. Gazetari ka bërë me dije se ka pasur edhe një debat mes avokatit të përcaktuar nga familja e tij dhe drejtuesve të policisë, sipas tyre, ata nuk kanë lënë avokatin të takojë klientin. Vezaj deklaroi se sipas informacioneve që kam zotruar Fation Xhyliu ka treguar grupin e grabitësve. Fation Xhyliu, 33 vjeç, lindur në Lushnje banues në Tiranë ishte njëri nga bashkëpunëtorët e grabitjes. Ai u arrestua të premten e kaluar në mbrëmje vonë shumë pranë vendit të grabitjes, gjatë një operacioni blic policor që u mbajt sekret për mediat. Nga verifikimet që ishin kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se Xhyliu ka qenë i pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Dhe kjo ishte një provë e arsyeshme për ndalimin e tij.
Gazetari Spartak Koka ka bërë me dije sonte në emisionin Opinion se personat e arrestuar për grabitjen e 2.7 milion eurove në Rinas, dyshohen edhe për ngjarjen e 27 prillit të 2015-ës. Koka tha se qytetarë të ndryshëm nga Lushnja dhe Divjaka, kanë informuar policinë përgjatë vitit 2016, të afërm apo dhe vëlla...