Kush janë katër të arrestuarit e Qafë - Kasharit

RTV KLAN 2017-06-02

Views 7

Përvoja në radhët e Ushtrisë mendohet se ka ndihmuar dy prej të arrestuarve të grabitjes së Qafë - Kasharit për të kryer grabitjen.

Neim Avdulaj, 28 - vjeç ka lindur në Vlorë dhe jeton në Tiranë. Ai ka shërbyer më herët si ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zallherrit. Avdulaj ka qenë më parë i ndaluar në Itali për shpërndarje kokaine në vitin 2012, ku gjatë kontrrollit rutinë të policisë lokale u kapën në flagrancë me 12 gramë kokainë të cilën po përpiqeshin të shpërndanin te klientët në njërin nga lokalet e zonës së Cegias. Avdulaj është i martuar dhe ka një djalë.

Ditjon Memlika, 31 - vjeç, ka shërbyer më herët në Forcat e Armatosura. Memlika ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse jashtë vendit, kryesisht në Irak dhe Afganistan, në vitin 2010. Memlika ka qenë pjesë e Forcave Komando të Zallherrit deri para dy viteve. Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ernest Kupa, grabitësi i tretë i ndaluar nga policia lidhur me grabitjen e Qafë - Kasharit është biznesmen në Krujë, me lidhje shoqërore me Ilir Kupën, të akuzuar si kreu i "Bandës së Babagjyshëve".

Fation Xhyriu, personi i katër i arrestuar nga policia, gjatë aksionit ?Patriot? është i lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë. Ai ka qenë ish ?punonjës i Shoqërisë së Sigurisë Fizike ?Rogat? dhe është personi që dyshohet se ka dekonspiruar rrugëtimin e autoblindave drejt Rinasit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form