Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve është kushtetues dhe nuk cënon asnjë të drejtë të subjekteve të cilat do ti nënshtrohen rivlerësimit.
Për herë të dytë gjykata Kushtetuese jep një vendim për ?Vettingun? ndërsa argumenton se shoqata kombëtare e gjyqtarëve që ankimoi këtë ligj ka përdorur të njëjta argument si 1/5 e deputetëve referuar padisë së partisë Demokratike.
Në këtë faksimile të vendimit siguruar nga ReportTv në argumentin 8 gjykata shprehet se dhe më parë është vënë në lëvizje për të vlerësuar ligjshmërinë e këtij ligji dhe për aq kohë sa argumentet e paraqitura në dy paditë janë të njëjta është vendosur në mos kalim për shqyrtim të kësaj padie.
Në pikën 9 të vendimit të kushtetueses zbardhur më 13 shkurt 2017 sqarohet se ?Në lidhje me kërkesën e paraqitur nga SHKGJ-ja, Kolegji konstaton se ajo ka objekt të njëjtë me kërkesën e marrë më parë në shqyrtim nga Gjykata, si edhe përmban të njëjtat shkaqe.