Pesë maji është afati i fundit për të dorëzuar në KQZ listat shumëemërore të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Pavarësisht kohës që ka ende në dispozicion për të qartësuar pozicionet e gjithsecilit dhe gjendjen e strukturave, Ilir Meta, përmes ndarjes së detyrave elektorale për njerëzit kryesorë të tij, ka krijuar projeksionin se kush do të jenë emrat që mund të kandidojë sipas qarqeve. Ilir Meta duket se tashmë i ka të qarta idenë në vija të përgjithshme: jo biznesmenë në krye të listës dhe sa më shumë të rinj dhe profesionistë në pjesën fituese të saj.
Pjesa më e paqartë që ende nuk është bërë publike është kandidatura e vetë Ilir Metës. Burime brenda kësaj partie thotë se alternativa më e fuqishme është ajo e rikandidimit të tij si kryesues i listës në Tiranë, teksa një ide më e hershme, e kandidimit të tij në Durrës, duket se është lënë tashmë në plan të dytë. Një alternativë ngelet dhe Berati, qarku i vendlindjes së tij.