Teodor Bilushi, konsull nderi i Italisë në Gjirokastër zbulon gjurmë të panjohura të familjes së Aldo Terrusit, italianit që ka ikur nga Shqipëria në moshën 5-vjeçare, sepse babai i tij ish drejtor i bankës së Vlorës, në vitet ?50 u burgos nga diktatura dhe vdiq në burgun e Burrelit.
Teodor Bilushi sjell për Report TV edhe disa fotografi të veçanta, të Aurelia Posellit dhe prindërve të saj në Gjirokastër. Aurelia, e bukur dhe rrezëllitese u dashurua me Giuseppe Terrusin që erdhi në vitet ?30 në Gjirokastër si nëndrejtor banke.
Aldo Terrusi ka deklaruar shpesh, se Enver Hoxha qe ishte fqinj me Aurelian është hakmarrë ndaj babit të tij, sepse ajo i refuzoi dashurinë diktatorit të ardhshëm të Shqipërisë.