Tahiri: Zbardhja e grabitjes në rrugë të mbarë

RTV KLAN 2017-06-02

Views 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se hetimet për grabitjen e 3.2 milionë $, në rrugën Tiranë Rinas, po ecin përpara.
Më rezulton se po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po shkojnë përpara, ju falënderojmë që prisni nga Policia të zbardhë ngjarjen në 24 orë, 3 ditë apo brenda javës?, u shpreh Tahiri sot nga Komisariati numër 6 që ka pësuar transformim nga investimet që janë bërë muajin e fundit.
Deklaratat, ministri i brendshëm i bëri gjatë nisjes inspektimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e objektit të ri të komisariatit të zonës së Kombinatit në Tiranë.
Objekti pritet t?iu shërbejë rreth 150 mijë banorëve të zonës së Kombinatit, njësisë 6 si dhe njësive të tjera që mbulon ky komisariat.

Share This Video


Download

  
Report form