http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka çuar mesazhin e protestës se 18 shkurtit ne Kavaje, një qytet dikur i njohur si bastion i Partisë Demokratike, por qe ne 2 zgjedhjet e fundit lokale, kjo bashki është fituar nga Partia Socialiste.?Nga kjo betejë, nuk kthehemi pa fitore. Nga kjo betejë nuk kthehemi pa garantuar lirinë e votës tuaj, që zëri juaj të dëgjohet dhe asnjë qytetar i Kavajës të mos jetë më i braktisur, i harruar, i nëpërkëmbur dhe i poshtëruar. Bashkë më 18 Shkurt për liri, për demokracinë, për Kavajën, për qytetarinë.?Basha ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Edi Rama, per Elvis Roshin, te parin kryetar bashkie qe humbi mandatin për shkak te dekriminalizimit.?Populli i Kavajës i përçmon ata që i veshën Kavajës imazhin e përdhunuesit dhe trafikantit të drogës. Populli i Kavajës nuk i pranon këto vese, i përbuz këto vese. Populli i Kavajës është populli që vrau frikën i pari, është populli që u ngrit i pari për liri e demokraci. Qytetarët e Kavajës i dhanë heronj luftës së fundit çlirimtare në Europë, luftës së Kosovës. Qytetarët e Kavajës janë qytetarë fisnikë. Kjo është një qeverisje e korruptuar që e ka lidhur fatin e vet me fatin e banditëve si Elvis Rroshi, i cili, sot, përkundër ligjit vazhdon të ushtrojë funksionet e kryetarit të bashkisë. Përse i duhet Edi Ramës, Elvis Rroshi? I duhet sepse i trembet votës së lirë dhe të ndershme, sepse i trembet gjykimit me votë nga populli i Kavajës, i trembet gjykimit me votë nga qytetarët e Shqipërisë.?Gjate fjalës se liderit te opozitës Lulzim Basha pati dhe nje incident. Ndërhyrja e 50-vjecarit Fisnik Gjoni u pa si provokim nga demokratet dhe situata u tensionua derisa policia shoqëroi 50-vjecarin.