E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (12 shkurt 2017)

RTV KLAN 2017-04-25

Views 24

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Dorentina ka humbur babain kur ka qenë e vogël por ka disa kohë që po e përjeton rëndë emocionalisht mungesën e tij. Kjo gjendje i ka shkaktuar probleme në shkollë dhe familje. Kë ka thirrur sot tek ?Ka një mesazh për ty?? Për një këshillë profesionale kemi kërkuar mbështetjen e psikologes Denada Toçe. Ndonjëherë, pa e kuptuar, murin më të madh e kemi me veten. Dorentina po mundohet ta mposhtë dhimbjen shpirtërore dhe kjo gjë është lumturia më e madhe për mamin e saj.

Kronikë më plotë:

Situatat rreth nesh janë ato që shpeshherë mund të ndikojnë në humorin tonë. Në këtë të diel emisioni ?E Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? solli rastin e një vajze adoleshente, e cila ka humbur babanë e saj kur ka qenë e vogël. Ajo po e ndjen shumë mungesën e babait saqë ka filluar të ketë probleme me shëndetin, ku mjekët kanë konstatuar se ajo ka alergji nervore. Dorentina është 17 vjeçe dhe që prej 13 vitesh atin e saj nuk e ka në krah.

Ajo nuk mban mend shumë gjëra nga babai, madje as fjalën ?baba? teksa i thërriste. Mungesën e tij ka filluar ta ndjej së tepërmi gjatë adoleshencës, sidomos në shkollë dhe mes miqsh kur flitej për familjen dhe figurën e prindit në shtëpi, sidomos babait. Shoqet dhe shokët e saj fjalën ?babi? e kishin lajtmotiv, ndërsa për Dorentinën kjo fjalë kishte mbetur në të shkuarën. Gjëndja e saj emocionale rëndohej më tepër kur në mbledhjet e prindërve në shkollë, shoqet e saj ishin të shoqëruara nga baballarët. Dorentina tregon se nga mësuesit nuk ka pasur përkrahje duke i thënë që shkolla nuk është spital psikiatrik. Por Dorentina në studio ka thërritur mamin për t?i premtuar që do ta vazhdoj shkollën pavarësisht fjalëve.

?Mami do të më shikojë në majat më të larta të jetës si çdo nënë. Mësuesit filluan të ankoheshin për mua, jo i bie të fikët në shkollë. Por fjalët ndonjëherë vrasin më shumë se plumbi. Mua më ka rënë në kokë fjala ?nuk jemi spital psikiatrik këtu?. Kam qenë duke bërë vrap dhe u ula të pushoja pak, ndërsa mësuesja fillon edhe më bërtet me një ton të lartë duke më trajtuar keq.?

Shoqëria ka qenë një mbështetje për të duke i dhënë një kurajo të madhe për të kaluar këtë stres. Dorentina tregon më tej se në çdo faqe libri shkuan pavetëdije fjalën ?babi? dhe kur i rikthehet të lexoj atë libër i rikujtohet babai i ndjerë.

Nëna e Dorentinës, Liria vjen në studion e ?Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? për të dëgjuar mesazhin e vajzës së saj.

?Ma, ka një vit që ju kam lodhur, por nuk është diçka që e bëj nga qejfi. Nuk është mirë kur ta drejtojnë gishtin si e sëmurë ose nuk është mirë se, a do të mundesh të qëndrosh dot në këmbë apo jo? Shpesh kam dëgjuar fjalën ?spitali psikiatrik?, ?e sëmura e shkollës? me pak fjalë ia kam ulur vlerat vetes. Por unë kam ardhur këtu për të premtuar se do ta vazhdoj shkollën, do plotësoj ëndrrën tënde, do të bëj krenare ty, babin edhe vëllain. Doja të të kërk...

Share This Video


Download

  
Report form