Tendenca për të qenë "In ", nxitur edhe nga modelet që u ofrohen në rrjetet sociale, ka bërë që vajza të vogla, të moshës 16 deri në 25 vjeç, të nisin që shpejt ndërhyrjet në fytyrë, për të fryrë buzët apo mollëzat e faqeve, në ambiente të papërshtatshme si parukeri apo sallone bukurie, ku përdoren substanca të ndryshme kimike nga njerëz jo-profesionistë, pa llogaritur efektet anësore.