Kapen hajdutët e veprave të artit, kishin gjetur "minierë" në Apolloni

RTV KLAN 2017-04-25

Views 7

Dy në pranga e dy në kërkim, është ky rezultati i një operacioni kundër një grupi që ishte specializuar në vjedhjen e veprave të artit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Pas një pune hetimore disa mujore në pranga përfunduan Toni (Ermir) Fasko, 35 ? vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier. Ndërsa në kërkim u shpallën A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe, në mënyre të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të ?Apollonisë?, ku kanë nxjerrë rreth 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë, të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre, i pregatisnin me qëllim trafikimin e tyre.

Në banesën e njërit prej autorëve, u gjet një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve. Ndërsa materialet arkeologjike t sekuestruara do t'i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form