Ndryshe nga bashkaleati i tij në qeverisje, Ilir Meta mendon se standardet e zgjedhjet të 18 qershorit do të jenë kusht për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Ndaj Meta i bën thirrje partive parlamentare të përfitojnë nga shtyrja edhe me një muaj të mandatit të Komisionin të Reformës Zgjedhore dhe të miratojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por dhe kërkesat legjitime që mund të vijnë nga çdo lloj force, por pa specifikuar ndonjë prej tyre.
Ilir Meta vazhdon të nënvizojë në çdo dalje rolin e pazëvendësueshëm që kishte partia e tij për miratimin konsensual të reformës në drejtuesi, dhe nuk ngurron që ata që e vlerësojnë ndryshe rolin e LSI, t?i etiketoje si mashtrues.
Si Meta ashtu dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi nënvizuan në fjalimet e tyre se forca që drejtojnë është me pranë njerëzve të thjeshte dhe larg arrogancës që karakterizon, sipas tyre partitë e tjera, duke lënë te nënkuptuara shumë gjera, por pa artikuluar qartë nëse forcat më të cilat LSI bën diferencën janë në bashkëqeverisje apo në opozitë.
Fjalimet e tyre çifti Meta-Kryemadhi i mbajtën tek Konventa Zgjedhore e LSI për Tiranën./ TV KLAN