29-vjeçarja Ermira Arapi që u vra një ditë më parë në Fier nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra dyshohet se ka qenë shtatzënë.
Ekspertët e grupit hetimor kanë ngritur dyshimet për shtatzëninë nisur nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, por pritet që përgjigja e autopsisë të japë detaje të sakta.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Report TV se 29-vjeçarja është qëlluar në pjesën e qafës dhe Derveni në pjesën e Kokës.
Sipas po të njëjtat burimeve, mësohet se është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet të jenë bërë nga një person i tretë.
Ditën e hënë pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga ana e mjekësisë ligjore.
Një shtatzëni e mundshme në një kohë që bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindje mes tyre, por kjo pistë ende është e pakonfirmuar.