http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e Bankave ka reaguar për vjedhjen e vlerave monetare dy ditë më parë në rrugën e Rinasit duke u hedhur ne sulm. Shoqata ben përgjegjëse Ministrinë e Brendshme qe nuk ka marre masat ne kohen e duhur. Bankat kanë dërguar prej 7 muajsh kërkesat, për të rritur sigurinë në transportin e parave, por ato ende nuk kanë gjetur zbatim.Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.Në një njoftim për shtyp, kjo shoqatë thekson se mbështet hetimet për identifikuar dhe arrestuar autorët, por nga ana tjetër sqaron se bankat kanë përgjegjësi për paratë vetëm brenda ambienteve të tyre.Bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, kanë përgjegjësi të zbatojnë kërkesat rregullatore dhe ligjore për lidhjen e kontratës me një shoqëri Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), e cila është e licencuar për transportimin e vlerave monetare, si dhe të bëjnë sigurimin e godinave, vlerave monetare në kasafortë dhe në lëvizje. Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë.Shoqata ka shigjetuar edhe Ministrinë e Brendshme. Sipas saj bankat kanë dërguar prej 7 muajsh kërkesat, për të rritur sigurinë në transportin e parave, por ato ende nuk kanë gjetur zbatim.Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.Një ditë më parë bankat e nivelit të dytë, guvernatori Genti Sejko dhe ministri i brendshëm Sajmir Tahiri pas një takimi që patën arrit në konkluzionin që transporti vlerave monetare do të kryhet me eskortë policie. Për shoqatën kjo është një masë e mirëpritur, por nuk mjafton.