Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh këtë të shtunë se grabitja e 2.7 milionë euro dy ditë më parë në Qafë Kashar nga blindi i një shoqërie private sigurimi, do të zbardhet plotësisht, ndërsa nuk dha detaje për hetimet.
Tahiri tha se policia do të bëjë punën e saj dhe nuk intimidohet nga sulmet.
"Siç kemi zbardhur ngjarjet e tjera, do të zbardhim edhe këtë ngjarje. Policia nuk intimidohet, por do të bëjë detyrën e saj. Aseti ynë i ccmuar është besimi i qytetarëve. Të jeni të bindur se policia do ta zbardhë edhe këtë ngjarje siç ka bërë me ngjarjet e tjera. Rezultatet e hetimit do të bëhen të ditura në momentin e duhur", u shpreh ministri i Brendshëm.
Deklaratat e Tahirit u bënë gjatë prezantimit të pajisjeve të reja për Repartin RENEA.
Ministri i Brendshëm tha se do vijojë puna për fuqizimin e policisë për t'i bërë ballë luftës kundër krimit të organizuar.