Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ishte në një takim me biznesin, sindikatat dhe ekspertët e CDU për të prezantuar programin ekonomik të PD-së me premtimin se do të luftojë korrupsionin dhe do bëjë investime transparente. Basha tha se paga minimale do të rritet në 320 mijë lekë, ndërsa premtoi uljen e moshes së pensionit. Për familjet në nevojë, prgrami i PD-së parashikon një platformë të plotë sociale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në tryezën më biznesin, sindikatat dhe ekspertët e CDU-së gjermane, premtoi rritjen e pagës minimale në 320 mije lekë, uljen e moshës së pensionit dhe rritjen e pensionit minimal.
Basha: Çdo punëdhënës që punëson individë nga kategoria e familjeve me ndihmë ekonomike do të subvecionohet me gjysmën e kontributit të punë dhënësit për sigurimet shoqërore. Ne parashikojmë që deri në fund të mandatit të parë qeverisës të rrisim minimalisht 33% pensionin minimal dhe të ulim moshën e daljes në pension.
Në programin qeverisës, Partia Demokratike synon rritjen e ndihmës ekonomike, ndërsa premton një paketë të plotë sociale për familjet në nevojs.
Basha: 200 kw e parë të energjisë elektrike do të paguhen si pjesë paketës së ndihmës sociale po ashtu fatura e ujit dhe librat e fëmijëve. Një nga vendimet e para të qeverisë time do të jetë rritja e ndihmës ekonomike dhe shpërndarja në çdo familje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ndertojme-portin-me-te-madh-ne-ballkan-rritje-te-rroges-minimale/