Report TV - Koalicioni, Çuçi: Deklaratat e Tavos emocionale, me LSI dhe një mandat

Report TV 2017-04-25

Views 0

Ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, hyn tek ato njerëz në kabinetin "Rama" që përkrah idenë e një bashkëqevrisje tjetër 4 vjeçare me LSI-në.

Por formati i qeverisë së ardhshme që do dalë nga ky koalicion, do varet sipas tij nga performanca e secilës forcë në 18 qershor.

I deleguari i PS-së për organizimin e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, ndan absolutisht mendim të kundërt me deputetin e LSI-së në këtë zonë Vangjel Tavo për punën e policisë.

Madje sipas deklaratat e ish-ministrit nuk i shërbejnë mbarëvajtjes së koalicionit.

Pavarësisht nga roli që do të ketë PS-LSI e PDIU në qeverinë e ardhshme, një gjë nuk do të ndryshojë. Ministrat do të duhet të lënë sërish mandatin e deputetit.

Aktualisht, në kabinetin Rama ka vetëm dy ministra që mbajnë e mandatin e deputetit. Ato janë zëvendësimet e fundit në qeveri Blendi Klosi dhe Petrit Vasili.

Share This Video


Download

  
Report form