Report TV - Basha: Programi, paga minimale 32 mijë lekë, rrisim asistencën

Report TV 2017-04-25

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh gjatë një takimi me sipërmarrës gjermanë, se nëse PD do të vijë në pushtet, do të mbështesë biznesin që krijon vende pune për të rinjtë.

Basha tha se punësimi i të rinjve do të jetë në qendër të platformës qeverisëse të demokratëve.

"Do nxisim kompanitë private që krijojnë vende të reja pune për të rinjtë. Ne investojmë për rininë, për vende pune, ju bashkëinvestoni", u shpreh Basha.

Kreu i PD foli dhe për stazhin e 10 mijë studentëve të sapodiplomuar pranë bizneseve. Sipas tij, ata do të paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj për periudhën e stazhit.

"10 mijë të rinj do të paguhen qeveria për të bërë stazhin pranë jush, pranë sipërmarrjes. Rroga minimale 220 mijë lekë të vjetra në muaj, përfshirë edhe siguracionet. 10 mijë të rinj nuk do rrijnë më në kafe të shohin njëri-tjetrin, apo të fryjnë trutë me hashash. Do shkojnë pranë sipërmarrjes për të njohur tregun e punës. Sipas anketave 70% e atyre që bëjnë stazhin, fillojnë një vend pune", tha Basha.

Kryetari i PD tha se nëse qytetarët do i besojnë qeverisjen demokratëve, një nga vendimet e tij të para si Kryeministër do të jetë rritja e ndihmës ekonomike dhe rritja e pagës minimale në 32 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form