FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një i ri ka vrarë me pistoletë të fejuarën më pas ka qëlluar veten.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në fshatin Shën Pjetër.
Nuk dihet ende arsyet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij veprimi të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet.