Ora News – Duke nisur nga java e ardhshme mund të parkoni nëpërmjet celularit

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të zbatojë projektin pilot të parkimit duke përdorur teknologjinë. Parkimi përmes celularit do të kryhet duke dërguar me mesazh targën e makinës në numrin 50 500. Drejtorja e Tirana Parking shpjegon mënyrën se si do të kryhet pagesa në 69 akset kryesore të qytetit ndarë sipas zonave A, B, C.
Duke nisur nga java e ardhshme, nuk do të keni më nevojë të prisni inspektorët në parkimet publike për të dhënë paratë, këtë mund ta kryen thjesht duke dërguar targën e automjetit tuaj me mesazh në nr 50 500. Tirana është qyteti i parë që po sjell risinë e pagesës së parkimit përmes teknologjisë, dhe për çdo orë parkimi që pronotoni, paratë do të mbahen nga celulari juaj sipas tarifës së zonës.
Eglantina Zere: Në momentin që ju do të parkoni makinën në një nga zonat dhe në rrugët që janë në sistem talifikim, mesazhi juaj telefonik nënkupton pagesën për një orë parkimi. Pagesa do të mbahet nga llogaria që keni në telefon.
Drejtorja e Tirana Parking, Eglantina Zere tha se aplikimi është parë si mundësi për të shmangur kontaktin fizik me paranë, ndërsa inspektorët do të jenë sërish në terren për të monitoruar situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duke-nisur-nga-java-e-ardhshme-mund-te-parkoni-nepermjet-celularit/

Share This Video


Download

  
Report form