Investime për ujitjen në Lushnjë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fermerët në Lushnjë dhe Divjakë nuk do të kenë më probleme me sistemin e ujitjes dhe kullimit. Kryeministri Edi Rama, inspektoi disa segmente të kanaleve tashmë të pastruara përgjatë kësaj unaze, ndërkohe qe pritet të fillojë faza tjetër, e përmirësimit të sistemit.?Janë më shumë se 400 km kanale ujitjeje dhe kullimi vetëm në këtë zonë, ndërsa në pjesën e Divjakës që është edhe zona më intensive bujqësore në këtë rajon ku kemi bujqësinë më intensive, për herë të parë në Shqipëri, ne do të bëjmë vaditjen me matëse dhe jo vetëm që do garantojmë përfundimisht që uji të shkojë në çdo parcelë dhe të mos ketë më nevojë për pompa që e nxjerrin ujin nga poshtë dhe pastaj kanë pasojën që e kripëzojnë tokën dhe e bëjnë të papërdorshme në harkun e viteve.Sipas Ramës fermerët e Myzeqesë do të pajisen me matësa edhe për ujin që shkon në parcelë, investim që do të sjellë një menaxhim më efikas të burimeve ujore.?Gjithsecili ta dijë sa ujë merr dhe harxhon dhe burimi ujor menaxhohet që çdo pikë të shkojë tek toka. Kështu kemi mundësi të bëjmë një bilanc shumë të qartë, siç shkon uji në shtëpi, vjen edhe uji në parcelë me sahate, me rubinet, është aty kur duhet e ndalon kur nuk duhet. Është një inovacion që duam ta shtrijmë edhe më tutje. Siç tregojnë pamjet e tmerrshme të kanaleve të lëna 25 vjet pa u prekur, ky është një transformim rrënjësor, me një pjesë të rrjetit që po bëhet siç nuk ka qenë kurrë në të shkuarën, me shtretër të shtruar me rrjetë hekuri poshtë. Një pjesë tjetër po pastrohen dhe do vazhdojnë të jenë të pastra, sepse të gjitha bashkitë morën dhe ekskavatorët modernë, të fuqishëm e të rinj dhe pak nga pak do ta shtrijmë këtë që filluam këtu, edhe më tutje, në mënyrë që të kemi një rrjet furnizimi me ujë modern,? - u shpreh Kryeministri.Shefi i qeverisë tha se janë mbi 13 milionë euro që do të investohen për fuqizimin e modernizimin e sistemit të ujitjes për Divjakën dhe Krutjen. Rama u ndal edhe në Gërmenj, ku ka filluar projekti për rehabilitimin e një prej dy ujëmbledhësve për Divjakën, me kapacitet 4.5 milionë metër kub ujë. Ndërsa në Çermë kryeministri inspektoi edhe rikonstruksionin e shkollës, një investim prej mbi 65 milionë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form