Për ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, hapi i parë i reformës ne drejtësi ishte prezantimi ditën e djeshme i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
Deklarata Vlahutin vjen vetëm një ditë pas ngritjes së Bordit të Menaxhimit, që do të koordinojë punën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
?Jemi në fillim të zbatimit të reformës në drejtësi e cila ka bërë hapa të rëndësishme, njëra prej tyre ishte takimi i djeshëm i ONM(Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) i cili shënon një nga momentet më të rëndësishme të reformës dhe i hap rrugë rivendosjes së besimit tek institucionet?, u shpreh ajo.
Vlahutin gjithashtu ka thënë se vetëm ata që kanë interesa personale e kundërshtojnë këtë reformë. Ambasadorja u shpreh e bindur se pas një pune të madhe, reforma për ndryshimin e sistemit të drejtësisë shqiptare do të behet realitet.