Ora News – Bulqizë, brenda minierës ku po kërkohen tre punëtorët kinezë

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupet e ekspertëve të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave sëbashku me kompaninë koncesionare dhe nënkontraktorin kinez po vazhdojnë edhe pas katër ditësh operacionin për kërkimin e 3 minatorëve kinez që u bllokuan pas aksidentit të së shtunës në nivelin e 21 të minierës së Bulqizës.
Pas pastrimit intensiv që i është bërë pusit këto ditë nga mbetjet e shpërthimit të së shtunës dhe pas pastrimit të kollonës nga niveli i 5 në atë të 14, filluan gjatë ditës së sotme përpjekjet për të ulur ekipin e avarive në zonën e nivelit 21 që përkon edhe me fundin e minierës, vendi ku dyshohet se kanë mbetur tre minatorët.
Pas mesditës së sotme u bë ajrimi i minierës dhe futja e katër punonjësve të ekipit të avaro-shpëtimit. Ata arritën të bëjnë vetëm 70 metra drejt objektivit pasi sapo kaluan nivelin e 16 u dha sinjali i ngjitjes lart për shkak të përqindjes së lartë të gazit hidrogjen në ajër. Në këto kushte, u reagua menjëherë nga ekipi drejtues i avarive dhe u nxor grupi sërish në nivelin e 14 për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-minieres-ku-po-kerkohen-tre-punetore-kineze/

Share This Video


Download

  
Report form