Ora News – Këshilli Kombëtar i Territorit miraton planet e 11 bashkive

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planet e përgjithshme vendore të 11 bashkive të financuara nga Qeveria.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni në një deklaratë për mediat pas miratimit të vendimit tha se me këtë i jepet fund zaptimit të tokës.
Gjermeni: 11 PPV sot?lajm i mirë për qytetarët e: Krujës, Kukësit, Gjirokastrës, Urës-Vajgurore, Skraparit, Poliçanit, Cërrikut, Librazhdit, Kurbinit, Divjakës, Korçës. Zhvillimi i territorit nuk udhëhiqet më nga mendësia e ?zapto një sipërfaqe tokë e ndërto çfarë të duash e si të duash?, por nga instrumenta planifikimi që shërbejnë si udhërrëfyes të zhvillimit urban, investimeve dhe ndërtimit. Janë 16 bashki (nga të cilat 5 bashki Lushnjë, Berat, Kuçovë, Elbasan dhe Fier të mbështetura nga Programi i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore) që kanë tashmë plane vendore. Në 15 bashki të tjera ky proces është drejt finalizimit dhe dorëzimit të planeve për miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-kombetar-i-territorit-miraton-planet-e-11-bashkive/

Share This Video


Download

  
Report form