Java njujorkeze e modës gjen një shtëpi të re. Plot 72 stilistë do të paraqesin krijimet e tyre për periudhën Vjeshtë - Dimër 2017, në ngjarjen që nis më 9 shkurt e zgjat deri në datën 16, të cilën organizatorët e pasarelave kanë vendosur ta spostojnë sivjet nga qendra e Manhattanit, në pjesën jugore të tij.