Report TV - Vettingu, ekspertët e ONM takime me Lu dhe Vlahutin

Report TV 2017-04-01

Views 0

Ekspertët Ndërkombëtarë të monitorimit (ONM) të cilët mbërritën në Shqipëri një ditë më parë, kanë zhvilluar takime me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Takimi është duke u zhvilluar në këto momente në selinë e delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë.

Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera shoqërohet nga tre anëtarë të tjerë, të cilët do të përbëjnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Tre Zyrtarët e tjerë, pjesë e misionit, janë nga Gjermania, Italia dhe Austria.

ONM do të ketë rol këshillues në procesin e Vettingut dhe puna e tyre do të nisë nga dita e nesërme. Po nesër skadon edhe afati i aplikimeve për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e komisioneve të Vettingut.

Pas takimit me Lu e Vlahutin, Calavera pritet të zhvillojë një deklaratë për mediat për sqaruan rolin e ONM dhe mënyrën sesi do të monitorohet procesi i Vettingut, kandidatët për të cilin do të verifikohen gjatë kësaj fundjave.

Share This Video


Download

  
Report form