Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e fshatit Tërbaç të njësisë administrative Gracen në Elbasan ankohen se kanë 6 muaj pa ujë të pijshëm. Sipas tyre ujë ka por jo në banesat e tyre.
Ata akuzojnë bashkinë se ka bllokuar depozitat, duke mos lejuar qarkullimin e ujit, ndërsa shtojnë se faturat vijnë me shumën fikse 4200 lekë të vjetra. Të revoltuar banorët thonë se ata vet kanë investuar për tubacionet e ujësjellësit, ndërkohë që uji është i ndotur dhe nuk përdoret për të pirë.
Banorë: Morën ca pa pare. Puseta është kalbur me të gjitha. Ne i kemi blerë të gjitha vet.
-I kemi sajuar të gjitha vetë. Uji nuk kontrollohet asnjëherë. Na vijnë ca fatura false.
Bashkia e Elbasanit në reagimin e saj për Ora News, thotë se bëhet fjalë për 57 familje dhe se bashkia ka investuar për riparime, ndërsa faturat janë të ligjshme dhe me anë të tyre mirëmbahet ujësjellësi dhe punonjësi që kujdeset.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-terbacit-nuk-kane-uje-faturat-u-shkojne-rregullisht/