Makina del nga rruga, plagosen 4 persona

RTV KLAN 2017-04-01

Views 0

Në këtë kanal në autostradën Fier- Lushnjë pranë fshatit Vajkan, përfundoi ky automjet mëngjesin e sotëm. Drejtuesi i mjetit, Tomor Selami 64 vjeç, u plagos rëndë ndërsa bashkëshortja e tij, Xhemile Selami dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me ta u plagosën lehtë.

Aksidentit ndodhi paraditen e kësaj të marte rreth orës 10:00 pranë fshatit Vajkan të Fierit, në aksin Fier- Lushnjë. Vetura ?Peugeot? e drejtuar nga Tomor Selami 64 vjeç, udhëtonte drejt Lushnjës, kur mjeti doli nga rruga dhe u përmbys në kanal.

Dyshimet e policisë janë se shoferi humbi drejtimin e mjetit nga shpejtësia, duke dalë më pas nga rruga. Të katër personat u dërguan në spitalin e qytetit të Fierit, ku sipas mjekëve, shoferi ndodhet në gjendje të rëndë. Personat e tjerë kanë marrë lëndime të vogla dhe nuk kanë probleme serioze.

Shkak i aksidentit përveç shpejtësisë së lartë dyshohet të jetë dhe tentativa për një parakalim të gabuar nga drejtuesi i automjetit.

Gjurmët e frenimit në një gjatësi prej 20 metrash tregojnë se drejtuesi 64-vjecar Tomor Selami nuk ka mund të kontrollojë makinën duke përfunduar në kanalin në anë të rrugës./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form