Tenori dhe baritoni i njohur, Ylber Gjini denoncoi në Komisariatin e Policisë Nr.6 në kryeqytet, vjedhjen e veturës së tij nga persona, që sipas baritonit, kanë qenë të maskuar dhe të armatosur. Gjini rrëfeu për Televizionin Klan ngjarjen, ndërsa thotë se ndihet i pasigurt.
Sipas tenorit, ai menjëherë njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
Gjini rrëfen se kjo është e disata herë që ai sulmohet. Më parë, sipas tenorit, persona të panjohur i kanë sulmuar dhe vjedhur në mënyrë të herë pas hershme lokalin që ai ka me qera, në të njëjtin pallat ku banon.
Tv Klan