Për Kreun e Komisionit Hetimor të CEZ, Taulant Balla, mos betimi i dëshmitarit Shkëlzen Berisha është një strategji për të bllokuar punën e këtij Komisioni.
Në një prononcim për gazetarët, pas ndërprerjes së punimeve të këtij Komisioni, Balla u shpreh i vendosur për çuar deri në fund punën, pavarësisht strategjisë së 3 dëshmitarëve, të cilët sipas tij, koordinohen me njëri ? tjetrin për të mos dëshmuar.
?Këta janë mësuar të caktojnë prokurorin dhe gjytarin. Konflikt interesi me gjytarin apo prokurorin që ka caktuar babai, a ke ti? Këtu në këtë Komision unë dhe kolegët e mi janë njerëz që kanë marrë përsipër që këtë hetim ta çojnë deri në fund. Këtu kemi të bëjmë me një strategji për të bllokuar punën e Komisionit. Është seanca e dytë që dëshmitari paraqitet dhe nuk betohet. Këtu kemi një strategji të tre dëshmitarëve Sali Berisha, Shkëlzen Berisha e Ndue Kalaj për të mos u shprehur në një Komision. Këta të tre koordinohen me njëri - tjetrin dhe nuk duan të dëshmojnë?.
Por për Arben Ristanin, kusht që ky Komision të nisë punën është largimi i Taulant Ballës.
"Ky Komision nuk ka ndërmend të hetojë, por të krijojë këto insinuata. Sot Komisioni, si dhe ju, e patë që ato dokumente janë të pavërteta. Ajo që është e vërtetë është se Kryetari Taulant Balla nuk mund ta fshehë që është dënuar nga gjykata dhe duhet ta paguajë. Balla duhet të largohet dhe më pas dëshmitari do të flasë. Dëshmitari ka të drejtën e tij dhe ne gjithashtu kemi të drejtën tonë. Sot ai (Taulant Balla) duhet të vinte i larë në Komision, ndërkohë që mban erë dhe nuk na krijon kushte për të punuar"./tvklan.al