Kryebashkiaku i kryeqytetit deklaroi sot se brenda vitit 2017 do të nisë ndërtimi i 20 shkollave të reja në Tiranë.
Nga aktiviteti për analizën e ndërmarrjes nr. 3 që merret me mirëmbajtjen e kopshteve dhe çerdheve në 'Shkollën 1 Maji' Veliaj u shpreh se në bashkëpunim me qeverinë në 13 shkurt do të hapet projekti për 20 shkollat e reja.
Veliaj tha se ndërtimi i shkollave të reja do t'i japë fund mësimit me dy turne.
"Rreth datës 13 shkurt do të hapim projektin e 20 shkollave në bashkëpunim me qeverinë. Tashmë kemi identifikuar hapësirat për ndërtimin e tyre.
Do të jenë më pak shkolla të mesme edhe më shumë 9-vjeçare. Brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i 20 shkollave të reja për të shmangur klasat me dy turne.
Në Tiranë do të marrë fund mësimi me dy turne.
Është shumë e rëndësishme që të bazohemi te donatorët" deklaroi ai.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku u ndal edhe te kopshtet, çerdhet dhe shërbimet e tjera.
"Qyteti ishte bërë si një shtëpi e rrënuar. Kishte dhe ka disa njerëz që thonë pse gjithë kjo vëmendje për fëmijët.
Po mendojmë për gjeneratën e ardhshme. Ka shumë vulgaritet nga rruga në parlamentet, a e keni bërë ndonjëherë pyetjen ku dhe si mund të jenë rritur këta?