Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moti i keq që përfshiu mesditën e sotme qytetin e Durrësit, la dy peshkatarë të plagosur, pas përplasjes së peshkarexhave të tyre në molë. Fatmirësisht të dy peshkatarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë stuhia e shiut përfshiu edhe qytetin e Vlorës, duke paralizuar punën në port.
Një stuhi e pazakontë përfshiu qytetin e Durrësit, mesditën e së enjtes. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, u bllokua për gati një orë qarkullimi i mjeteve, ndërsa fushëpamja ishte tepër e kufizuar. Sektori i Peshkimit dhe mjetet e ngarkim-shkarkimit janë pezulluar deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë si pasojë e furtunës, një anije ka këputur çimat dhe është përplasur me dy peshkatore, duke lënë dy peshkatarë të plagosur. Burime në spitalin e durrësit thonë se të dy peshkatarët kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.
Një situatë e ngjashme u regjistrua paraditen e sotme edhe në Vlorë, ku për pasojë u pezullua lundrimi në port. Nga erërat e fuqishme, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë dalë në radë, por si pasojë e dallgëve nuk kanë mundur të vijojnë lundrimin, gjithashtu është ndaluar lëvizja dhe dalja në det edhe për anijet e peshkimit. Dallgët kapin një lartësi 6-7 ballë ne det te hapur dhe 5-6 ballë brenda gjirit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/stuhi-e-pazakonte-ne-durres/