Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi i kundërshtuar i urgjencave mjekësore ka ngjallur debate në Komisionin e Shëndetësisë. Deputetët demokratë kanë akuzuar ministrin se e ka shkatërruar këtë sistem ndërsa Ilir Beqaj ka pranuar se nuk janë respektuar afatet dhe se shërbimi i urgjencës do nisë të funksionojë në 3 prill.
Premtimi për reformimin e shërbimit të urgjencës nuk është mbajtur. Këtë e ka pranuar edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në komisionin e Punëve Sociale dhe Shëndetësisë. I pyetur nga deputetët demokratë nëse janë realizuar pritshmëritë, Beqaj tha se ato janë vonuar me disa muaj dhe do të nisin punën në 3 prill.
Beqaj: Sigurisht që ne jemi të vonuar me fillimin e qendrës të komandës dhe kontrollit unike, por për fat të mirë sot kemi sigurinë që sistemi po instalohet, instalimi përfundon në 28 shkurt dhe në 3 prill duam të dalim live. Kemi bërë komunikimet me AKEP-in në mënyrë që të gjitha thirrjet që vijnë operatorët celularë të mund të vijnë në vendin që duhet.
Vokshi: Çfarë keni bërë ju përvecse keni përkeqësuar dhe keni një plan që nuk ja keni bërë transparent askujt?
Po brenda muajit prill ministria sipas Beqajt pret ta shtojë flotën e ambulancave me 40 automjete të reja që do të jenë dhuratë nga shteti turk.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/reformimi-i-urgjencave-beqaj-jemi-vonuar-me-projektin-gati-ne-3-prill/