Kushtet e linjave urbane kanë qenë ditëve të fundit në fokus të Bashkisë së Tiranës.
Kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se të gjithë autobusët e linjave urbane do të pajisen me një GPS të cilët do të tregojnë në kohë reale vendodhjen e autobusëve si dhe do të ndihmojnë që të mos kenë vonesa të shumta në stacion.
?Të gjithë autobusët sot kanë instaluar një GPS, pra një çip elektronik, i cili na tregon në mënyrë ekzakte se ku ndodhet autobusi, nëse po ecën ngadalë qëllimisht, edhe pse nuk ka trafik, apo nëse ngadalësia ka të bëjë me trafikun, që është e pranueshme në Tiranë, sidomos në orët e pikut në mëngjes?, tha Veliaj.
Për të vlerësuar performancën e të gjithë linjave urbane në kryeqytet do të vihet në zbatim sistemi i pikëzimit. Në fillim të vitit linjat urbane do të të pajisen më 300 pikë, të cilat nëse do t?i humbin ato atëherë automatikisht do t?u hiqet licenca e autobusit.