Hodhën 2 tonë hashash në det, si i shpëtuan policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht se avioni i FRONTEX i fiksoi për 11 ore rresht trafikantet e dërgesës prej 2 tone hashashi, të cilët braktisën skafin në Karaburun, policia shqiptare nuk mundi t?i arrestoje. Vizion Plus ka siguruar pamjet e avionit ?Danish Challenger?. Njeri prej trafikanteve dallohet qarte nga kamera në skafin e mbushur me droge, ndërsa pas ndjekjes ai dhe dy skafistet e tjerë, hedhin në det pakot. Disa minuta më pas, te gjithë braktisnin mjetin lundrues e largohen në një zonë të pyllëzuar. Por edhe gjatë largimit ata janë fiksuar me kamera termike, ndërsa ekuipazhi i avionit mbikëqyrës, priti ardhjen e policisë shqiptare. Burime pranë uniformave blu, thanë se njëri prej trafikantëve është arritur të identifikohet. Ndonëse ende nuk konfirmohet identiteti i tij burimet thanë se ai ka dalë nga pika kufitare e Kakavijës në drejtim të Greqisë me datë 30 janar, ndërsa skafi u pikas me datë 3 shkurt. Në bazë të këtyre të dhënave, hetuesit mendojnë se dërgesa me drogë e ka pikënisjen jashtë brigjeve shqiptare. Ndonëse ende nuk dihet, policia dyshon se skafi mund të jetë nisur nga Greqia por nuk përjashtohet dhe Italia kjo për shkak të mënyrës së ambalazhimit të hashashit.Në të gjitha rastet e konfiskuara në Itali por edhe Greqi droga shqiptare ka shenja dalluese për pritësit ndërsa ambalazhimi i 2 tonëve nuk kishte shenja të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form