Subscribe në Ora News këtu http://bit.ëy/1s5j7UT
Një sasi lënde tritoli ka qenë vendosur në një automjte që lëvizte nga Tirana në drejtim të Pukës.
Policia është vënë në dijeni për lëndën shpërthyese nga vet drejtuesi i mjetit, i cili sapo e ka konstatuar ka ndaluar makinën në afërsi të Milotit.
Policia ka kryer shpërthimin e kontrolluar të tritolit, sasia e të cilit ende nuk dihet.
Policia po heton mbi aktivitetin e drejtuesit të mjetit, identiteti i të cilit, ende nuk është bërë i ditur nga policia e Kurbinit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/eksploziv-makines-ne-ecje-ne-autostraden-fushe-kruje-milot/