KUKËS-Prej shumë kohësh në infrastrukturën rrugore të qytetit të Kukësit nuk është vënë dorë.
Krerët e Bashkisë së këtij qyteti vijnë e shkojnë, por puna e tyre duket vetëm në ndërtime në pjesën e qendrës, ndërsa në rrugët në brëndësi as që iu bie ndërmend t?i shikojnë ndonjëherë.
E tillë është edhe rruga e tregut të madh të qytetit të verilindor, ku gropa të hapura në rrugë janë aq të mëdha sa që drejtuesve të mjeteve u duhet të bëjnë zik-zake për të kaluar në këtë rrugë.
Një vit më më parë Bashkia Kukës njoftoi se Ministria e Transporteve i ka hapur dritën jeshile projektit për rikonstruksionin e unazës së qytetit pjesë e së cilës është edhe rruga e tregut,por deri më tani nuk është bërë asgjë.
Premtime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por të vetmen gjë që kanë bërë edhe ish- kryetarët janë dhënja e lejeve për pallatet e veta, të cilët janë ndërtuar brënda territoreve të gjelbëruara.