Report TV - Llalla-Lu, Meta: Kryeprokurori zbatoi Kushtetutën për KED-in

Report TV 2017-04-01

Views 4

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh gjatë një konference për shtyp pasditen e kësaj të premte nga kryesia e Kuvendit, se Prokurori Adriatik Llalla ka respektuar Kushtetutën në përzgjedhjen e tre kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED).

Reagimi i Metës erdhi pas përplasjeve mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kreu i Kuvendit zbardhi shkresat me Prokurorinë dhe sipas tij, Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën.

"Sipas shkresave të Prokurorisë së Përgjithshme, kandidatët plotësojnë kriteret ligjore. Sipas këtyre shkresave, për një vend për në KED, plotësojnë kriteret dhe kushtet, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës, vetëm një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe për dy vende, plotësojnë kushtet, vetëm 2 prokurorë nga Prokuroritë e Gjykatave të Apelit.

Prokuroria e Përgjithshme rezulton, sipas tyre, se ka zbatur në mënyrë korrekte Kushtetutën dhe ligjin e miratuar nga Parlamenti.

Sipas informacioneve të përcjellja sot nga Prokuroria, asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme, as në Kuvendin e Shqipërisë që organizoi shortin, lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë nga ky institucion për KED", u shpreh Meta.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla se shkeli kushtetutën kur propozoi një listë me vetëm tre emra për KED-in dhe të përzgjedhur pa konkurrencë e transparencë. Sipas ambasadorit, Lu Llalla ka 18 muaj që po pengon reformën në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form