Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan nëm Tiranë, Donald Lu, i ka kther përgjigje deklaratës së Kryeprokurorit, Adriati Llalla duke deklaruar se SHBA nuk frikësohen përballë asnjë përpjekje për minimin e proçesit të reformës në drejtësi. Ambasadori Lu ka garantuar se kjo reformë do të jetë e suksesshme në ndalimin e korrupsionit në gjyqësor. Ky reagim i diplomatit amerikan, vjen pas replikave në distancë me Kryeprokurorin Adriatik Lalla.
Asnjë përpjekje për të na frikësuar nuk do të na pengojë. Kështu i kundërpërgjigjet, Ambasadori amerikan Donald Lu reagimit të ashpër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Llalla: ?Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim?.
Shkruan Ambasadori amerikan, Donald Lu, një ditë pas replikave në distancë më kreun e organit të akuzës.
Po ashtu, zyrtari i lartë amerikan, ka vijuar takimet me përfaqësues të shtetit shqiptar ku është takuar me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-i-shba-asnje-perpjekje-per-te-na-frikesuar-sdo-na-pengoje/