Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Durrësit kanë protestuar kundë rprojektit të Velierës, që do ndërtohet në qendër të qytetit bregdetar. Protestuesit thonë se punimet do dëmtojnë murin antik të Durrësit që daton në shekullin e V para erës sonë. Kryebashkiaku Dako ka reaguar për protestën duke shpjeguar se punimet për investimin 6 milionë dollarë, po monitorohen nga një grup arkeologësh.
Qytetarët durrsakë të mbeshtetur nga shoqeria civile protestuan sot para Kullës Veneciane, në vendin ku po zbatohet projekti për ndërtimin e Velieres. Protestuesit thonë se ky ndërtim po shkatërron rrënojat arkeologjike të qytetit, pasi muri rrethues i qytetit antik, ndërtim i shekullit të V para erës sonë, kalon pikërisht në vendin ku po zhvillohen punimet.
Perfaqesues në protestë: Prej ditësh këtu janë bërë gërmime ku ka dalë edhe arkeologjia në shesh, por kryetari i bashkisë e ka betonizuar. Muri i kalasë po betonizohet.
Sazan Guri: Këtu bëhet një gërmim për të ngritur një objekt, për të lënë shenje, sepse nuk është e domosdoshme që ky objekt të rrijë si hije nën këtë tore që është me vlera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/protesta-per-velieren-qytetaret-po-demtohen-vlerat-arkeologjike/