KRUJE- Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit gjatë natës së kaluar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30 në hyrje të urës së autostradës mbi lumin Mat afër kryqëzimit të rrugës së Kombit me rrugën që shkon në Burrel.
Një trailer qe po udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar ne shtratin e lumit Mat.
Traileri gjatë rënies në lumë ka këputur dhe një kabull elektrik i cili rrezikoi të sillte pasoja të mëdha nëse energjia nuk do qe shkëputur menjeherë nga banorë të zonës.
Sipas policisë traileri ka dalë jashtë kontrollit rreth 30 metra larg vendit të rënies dhe shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia.
Shoferi i trailerit është Afrim Mullari 56 vjec nga Berati i cili është plagosur dhe është dërguar ne spitalin e Lacit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Traileri mban targat AA701 HD.