Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Të ftuar: Agim Nesho, Gjergj Bojaxhi, Kreshnik Collaku, Sonila Boçi, Fitim Zekthi, Blendi Salaj, Klevis Balliu
Urdhri i nënshkruar nga Donald Trump për ndalimin në kohë të pacaktuar të refugjatëve sirianë për të hyrë në SHBA, duke ç?bërë programin për refugjatët, si dhe pengimin e vizitorëve dhe emigrantëve nga 7 shtete myslimane për të paktën 90 ditë, është komentuar nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion, TV Klan.
Diplomati Agim Nesho, sonte, në studion e Opinion, ka deklaruar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës së tij elektorale. Nesho tha se Trump do t?i mbajë premtimet e bëra, pasi kjo është lufta kundër ?estabilishmentit?. Më lart, ai tha se Europa nga larg e shikon me shumë shqetësim atë se çfarë po ndodh me SHBA-në. ?Ndërsa në Amerikë janë shumë të qartë. Ata janë shumë të qartë me atë se çfarë po ndodh dhe nuk kanë një devijim. Kjo politikë që po bën Presidenti Amerikan është një politikë që kanë ndjekur shumë presidentë të tjerë amerikanë. Duke filluar që nga Ruzvelt, i cili ka qenë një nga promotorët e heqjes e njerëzve anarkist. Mirëpo, këtë e ka bërë edhe presidenti Obama. Para disa kohësh ka ndaluar jo për 120 ditë siç është urdhëri i aktiti ekzekutiv, por për një periudhë 6 mujore, të njëjtën kategori njerëzish ?.
Gazetari Blendi Salaj, ka theksuar sonte në emisionin Opinion, se urdhëri i Trump për të ndaluar hyrjen e refugjatëve sirian në SHBA, është një vendim i gabuar. ?Të gjithë shqiptarët e dinë se kanë hyrë ndonjëherë në Ambasadën Amerikane këtu, sa e vështirë është për të marrë një vizë, sa vjet mund të duhet të presësh për të parë një të afërmin tënd për të shkuar në Amerikë. Të marrë një vizë amerikane, sidomos me ato vende është një proces tepër i vështirë?. Ai nënvizoi se ka njerëz që kanë luftuar në Irak, që janë nën kërcënimin e ISIS, pasi quhen bashkëpunëtor të amerikanëve, ata kanë rrezikuar jetën e tyre dhe u takon të shkojnë në SHBA me Green Card, të cilët kanë vendosur edhe familjen e tyre në rrezik.
Gjergj Bojaxhi, Sfida për Shqipërinë, ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur qartë kundër myslimanëve. Bojaxhi tha se në fushatën e tij elektorale, në primaren brenda Partisë Republikane, Trump është shprehur qartë në lidhje me këtë fenomen. Ai kumtoi se ky problem nuk mund të lidhet me Europën, pasi në aty refugjatët kanë hyrë në mënyrë të dhunshme, ndërsa në Amerikë bëhet fjalë për njerëz që shkojnë në ambasadë. Bojaxhi solli në kujtesë se në Greqi, ka pasur refugjatë sirianë që kanë shkuar në Ambasadën Amerikane dhe kanë aplikuar për vizë dhe vetë ambasada u ka dhënë letra që ata të shkojnë dhe të fillojnë jetën si rezident në Amerikë.
Gazetari Fitim Zekthi, sonte, në studion e Opinion, deklaroi se urdhëri i Trump për të ndaluar hyrjen e refugjatëve në SHBA, është reflektim i një lufte kulturore që k...