Opinion - Petrit Vasili, qeveri apo opozite? (31 janar 2017)

RTV KLAN 2017-04-01

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Petrit Vasili

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-petrit-vasili-qeveri-apo-opozite/

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili të enjten pritet të votohet nga Kuvendi si ministër Drejtësie, në një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan, ka lënë të kuptohet se deklaratat e ministrit Manjani ishin individuale dhe jo qëndrime të LSI-së.

Vasili tha se qëllimet tona nuk kanë qenë të dyzuara, ato kanë qenë transparente dhe në sytë e medias do të jenë të lehta për t?u komentuar.

Z.Manjani, qëndrimet e ministrit Manjani kanë qenë qëndrime personale apo qëndrime të partisë?
Qëndrimet tona janë qëndrime të qarta dhe të kthjellta. Përsa i takon qëndrimeve individuale, që janë shqetësime të dalluara, qëndrimet e z.Koka ishin të lokalizuara, në një zonë të caktuar dhe për një problematikë të caktuar. Kjo çështje mbyllet këtu, pasi qëndrimet politike janë shumë të kthjellta, por jo vetëm kaq, jo më larg se sa sot ne patëm një qëndrim të gjatë, për të gjitha temat e ditës nga vetë kryetari i LSI-së.

Ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili, i ftuar në studion e emisionit ?Opinion? , foli për çështjen e kanabizimit të vendit dhe për akuzat ndaj Ministrit Tahiri. Po ashtu Vasili pohoi se mes Rames dhe Manjanit, prej kohesh kishte një ngerç në komunikim dhe mardhënien mes tyre. ?Policia shqiptare është një trupë e ndershme punonjësish, nuk ka dyshime, por ka oficerë dhe drejtues të caktuar, individë të cilët janë të korruptuar e të lidhur me krimin që kanë mundësuar shtimin dhe jo parandalimin e kultivimit të kanabisit.?, u shpreh Vasili.

Sakaq, i pyetur nëse qëndrimet e Manjanit dhe të Kokës janë të njëjta me të tjerë të LSI-së, Vasili u pergjigj se ato jane individale ndërsa qëndrimet zyrtare janë të qarta. ?Ka patur një marrëdhënie të vështirë mes Ramës dhe Manjanit, dhe natyrisht prevalon vullneti i Kryemistrit. LSI ka një mënyrë sjelljeje të qartë, qëndrime politike të qarta të mbajtura nga kryetari, nga unë, dhe nga të tjerë anëtarë. Unë nuk qëndroj në këtë çështje, qëndrimet e LSI-së janë të qarta. Qëndrimet tona janë zyrtare të qarta dhe të kthjellta, shqetësimet e Kokës ishin lokale dhe për një çështje të caktuar, kjo çështje mbyllet këtu, jo më larg nga sot patëm një qëndrim të qartë,?deklaroi Vasili.

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka deklaruar se drejtues të caktuar të policisë janë të lidhur me krimin dhe kanë favorizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. ?Këta individë duhet ta mbajen nën mbikëqyrje. Përgjegjësitë Ia kërkoj Shërbimit Informativ, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit?, tha Vasili.

Në lidhje me publikimin e lajmit se LSI ka mbledhur grupin parlamentar dhe kryebashkiakë të kësaj partie për t?i paralajmëruar se të kenë kujdes, pasi policia e shtetit mund të fusë drogë dhe armë në makinat e tyre, është shprehur se nuk komenton la...

Share This Video


Download

  
Report form