?Përbën në të vërtetë një gurë të çmuar do të thoja unë, që ne të gjithë dëshirojmë ta prekim nga pak...?
Dhe ky gur i çmuar në kolonën e aktorëve që bëjnë historinë e teatrit dhe kinemasë shqiptare është Robert Ndrenika.
Këtë të enjte aktori do të rikthehej për t'i dhuruar spektatorit të teatrit një tjetër personazh të fuqishëm të dramaturgjisë së huaj, profesor Totin, skalitur mjeshtërisht nga Luigi Pirandello në veprën ?Mendohu Xhakomino?.
Shëndeti i rënduar si pasojë e gripit, detyruan regjisorin Milto Kutali dhe gjithë ekipin e aktorëve që pas dy muajsh përgatitjesh për premierën që hap sezonin në Teatrin Metropol, të shtyhet, për javën e ardhshme.
?Mendohu Xhakomino? është historia e një profesori të pamartuar, që në prag pensionit, lidh kurorë në mënyrë fiktive me vajzën e rojës së shkollës, që interpretohet nga Paola Kodra.
Ajo është shtatzënë me një ish student të tijin të preferuar, rol që i është besuar Arben Derhemit. Ai merr përsipër të adoptojë fëmijën, të sakrifikojë veten për brezin e ri, nën presionin e paragjykimeve të opinionit publik, role që ngjisin në skenë, Merita Dabullën, pas dy dekadash mungesë dhe Marjana Kondin.
Tv Klan