Report TV - 'Manjani',Meta:Boll me shashka akuzat të bëhen në Prokurori

Report TV 2017-04-01

Views 0

TIRANË-?Nuk jam mundur, as dorëzuar tek Rama, Berisha apo Basha. LSI nuk është shtojcë e askujt. Nëse jemi në koalicion me PS, jemi sepse është detyrim në radhë të parë i marrëveshjes dhe i atyre votuesve që na kanë dhënë votën?.

Kështu u përgjigj sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Ilir Meta, kryetari i LSI, parti aleate në qeverisjen me PS, njëherazi kryetar i Kuvendit duke mohuar t?i jetë nënshtruar ndonjë presioni për shkarkimin e Ylli Manjanit.

Deklaratat vijnë një ditë pasi kryeministri Rama i shkarkoi Ylli Manjanin si ministër Drejtësie, por Meta theksoi se dalja e tij sot publike para mediave ishte për gjëra më të rëndësishme se ky shkarkim.

Lidhur me akuzat që Manjani bëri në media për qeverinë, Meta kishte një mesazh që në këtë rast i adresohet dhe ministrit të shkarkuar. Kreu i LSI-së theksoi se kush devijon nga ky qëndrimi i partisë, duhet të marrë parasysh pasojat.

?Kushdo që ka fakte t?u drejtohet rrugëve ligjore e institucioneve dhe të mos hedhë shashka. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij?.

Nëse kishte ndonjë koment më shumë mbi shkarkimin e Manjanit, kryetari i LSI u shpreh se; ?Folën dje Erisa Xhixho e Luan Rama. Nuk kam komente?, tha ai.

Kurse cështjes të aq shumëdebatuar mbi Kelmend Balilin dhe faktit që ai si kryetar i Kuvendit iu drejtua Presidentit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, Meta deklaroi se për mosarrestimin e të shumëkërkuarit ka shprehur shqetësim dhe SHBA dhe këtë ia bënë të ditur në vizitën e tij të fundit që pati në kontinentin amerikan.

Share This Video


Download

  
Report form