Report TV - Basha: Manjani u shkarkua se theu heshtjen, të largojmë Ramën e Metën

Report TV 2017-04-01

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Basha u shpreh se Manjani u shkarkua pasi theu kodin e heshtjes.

Kreu i PD theksoi se deklaratat e Manjanit janë konfirmim i qëndrimeve të opozitës në denoncimin e qeverisë, të cilat u përsëritën edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

"Ylli Manjani theu kodin e heshtjes, theu omertanë. Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar për tre vite. Propaganda qeveritare s'i mbulon dot më këto të vërteta. Lidhjet e qeverisë me krimin, drogën dhe rrezikun për zgjedhje të lira i denoncoi dhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i 1 prillit, Lefter Koka.

Sot Edi Rama nuk ka nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. S'ka nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.

Share This Video


Download

  
Report form